Benita u shfaq sot tejet e emocionuar, duke shpërthyer në lot. Ishte e dukshme se emocionet e saj po përshkonin çdo pjesë të trupit, teksa regjia i lëshoi këngën e Endrit, “Thirrëm”. Aurora dhe Londrimi u përpoqën ta qetësonin, ndërsa ky i fundit i thoshte Vëllait të Madh që të ndërrojë këngën. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) “O jeta jeme, Benii”, u mundua ta qetësonte Londrimi, duke e përqafuar dhe duke i folur me butësi. Por regjia nuk u ndal aty. Ata i lëshuan edhe sekuencat e një kënge tjetër të Endrit, ende të papublikuar, që titullohet “Kthehu”. Në atë moment, Benita shpërtheu edhe më tej në lot, e rënduar nga emocionet. View this post on Instagram A post shared by ENDRI (@endri) “E ka qit këngën e re!!!”, i thoshte ajo atyre, derisa nuk mbante dot lotët. Spekulime të shumta kanë qarkulluar së fundmi për Benitën dhe këngëtarin Endri. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka bërë këtë publike, flitet se dyshja dikur kanë pasur një romancë, duke lënë hapur dyshimet dhe kuriozitetin e të tjerëve.