Sipërmarrësi Fisnik Syla, ish-bashkëshorti i këngëtares Fjolla Morina, duket se ka hedhur një thumb të drejtpërdrejtë ndaj saj përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale. Ai ka publikuar në InstaStory një video me këngëtarin Ardit Stafai, i cili aktualisht është edhe banor i Big Brother VIP Kosova 4. Në mbishkrimin e videos, Syla shkroi: “Bravo të qoftë vëlla, krejt po i nxjerr nga loja një nga një”. Kjo deklaratë u interpretua gjerësisht si një referencë indirekte ndaj Fjolla Morinës, duke pasur parasysh situatat e fundit brenda shtëpisë së BBVK4. Fjolla dhe Arditi kishin një miqësi të mirë jashtë shtëpisë, të ndërtuar para hyrjes në reality show, mirëpo gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpi, raporti i tyre u përkeqësua dukshëm, deri në prishje totale të marrëdhënieve. Foto: Fisnik Syla/InstaStory Pikërisht ky zhvillim duket se është ajo që Syla ka pasur parasysh me fjalët e tij, duke sugjeruar se Arditi po “i nxjerr nga loja” personat me të cilët kishte lidhje të afërta. Ndërkohë, vetëm pak ditë pas përplasjes me Arditin, Fjolla Morina vendosi të largohej me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Kosova 4, duke e përmbyllur kështu në mënyrë të papritur aventurën e saj në spektakël. /Telegrafi/