Vedat Muriqi i pandalshëm, shënon golin e 11-të në La Liga

Vedat Muriqi ka vazhduar me gola në La Liga, duke shënuar edhe në xhiron e 19-të. Sulmuesi kosovar e ka nisur ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos si gjithmonë si titullar me fanellën e Mallorcas. E kur kaluan 30 minuta lojë, Muriqi gjeti golin duke shënuar me kokë pas asistimit nga Lato për 1-1. Pas përfundimit të pjesës së parë, vendasit e Vallecanos janë në epërsi 2-1. Për Muriqin goli i sotëm në kryeqytetin spanjoll ishte i 11-ti sezonal me fanellën e Mallorcas. /Telegrafi/ Vedat Muriqi has equalized score for Mallorca Rayo Vallecano 1-1 Mallorca pic.twitter.com/K23n5nMpSI — Goals Xtra (@GoalsXtra) January 11, 2026