Personi i cili u plagos e armë zjarri sot në Pejë, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente në reanimacion ku po vazhdon trajtimi mjekësor dhe po kryhen ekzaminime shtesë. Doktoresha Vlora Podvorica ka bërë të ditur për Telegrafin se pacienti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi mjekësor dhe se po zhvillohen konsulta të nevojshme mjekësore për vlerësimin e mëtejmë të gjendjes shëndetësore. “Pacienti ndodhet në Qendrën Emergjente, në Reanimacion, duke bërë ekzaminimet shtesë dhe konsultat e nevojshme. Gjendja e përgjithshme për momentin është stabile”, ka deklaruar doktoresha Podvorica. Plagoset një person në Pejë, të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes Ajo ka shtuar se ekipi mjekësor po vepron sipas protokolleve dhe se pacienti po monitorohet nga afër për çdo ndryshim eventual të gjendjes shëndetësore. Lidhur me rastin policia ka njoftuar se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë incident. /Telegrafi/