Një valë ngjarjesh dramatike janë zhvilluar së fundmi në shtëpinë e BBVK-së, që nga hyrja e Limit, ish-partnerit të Albës. Ajo është parë tejet e prekur ditëve të fundit nga prezenca e tij. Së fundmi, disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, që tashmë kanë bërë xhiron e internetit, tregojnë Albën, teksa godet Limin disa herë. Gjithçka duket se nisi me Albën e cila po qëndronte në oborr, e rënduar nga emocionet dhe duke qarë. @dorebuzz #bigbrothervipkosova4 #kosova #dhezipahiri #bigbrothervip #albania @Big Brother VIP Kosova ♬ originalljud - dorebuzz Ndonëse Limi u mundua ta qetësonte atë dhe i kërkonte të mos qajë, ndërveprimi i tyre disa momente më vonë mori një kahje tjetër. Alba nisi ta godiste atë në duar dhe trup dhe me zë të ngjirur i thërriste: “I poshtër, i poshtër”. Limi mundohej ta qetësonte, duke i thënë se nuk i ka bërë asgjë.