Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka rezervuar lëvdata të veçanta për Jorrel Hato, pas performancës mbresëlënëse të adoleshentit në fitoren 5-1 të “Bluve” ndaj Charlton Athletic në Kupën FA. Rosenior theksoi se 19-vjeçari tregoi pjekuri përtej moshës së tij. Hato ka pasur një fillim të vështirë te Chelsea, por trajneri beson se paraqitja e tij në “The Valley” përfaqëson një hap të madh përpara. “Ai është vetëm 19 vjeç. E pashë të luante edhe ndaj Fulham dhe atëherë u impresionova shumë. Ndaj Charlton ai e çoi atë formë në një nivel tjetër", tha Rosenior. “Jo vetëm për golat e tij. Atributet e tij mbrojtëse ishin të shkëlqyera. Mënyra se si qetësoi ndeshjen gjatë posedimit të topit, si u mbrojt një kundër një, dhe prapë kishte energjinë dhe shpejtësinë për të na ndihmuar në sulm, ka qenë e jashtëzakonshme". "Njoh shumë nga këta lojtarë, janë të rinj të shkëlqyer. Ka qenë një fillim shumë i mirë për të, por edhe për të gjithë ekipin me mua,” përfundoi Rosenior. Holandezi shkëlqeu ndaj Charlton duke shënuar golin e parë në fitoren e madh të Chelseat 1-5. /Telegrafi/