Në Fan Club është diskutuar sërish raporti apo njohja e Mateos me Brikena Selmanin. Ka qenë motra e Mateos në studio, ku thotë se nuk di asgjë më shumë rreth marrëdhënies së tyre. "Unë nuk kam asnjë informacion për marrëdhënien e Mateos me Brikenën. Nuk ka folur kurrë për këtë marrëdhënie. I vetmi reagim që ka pasur Mateo në momentin që u bë prezantimi i Brikenës dhe tha se e njoh këtë vajzën", u shpreh ajo. Foto: YouTube Tutje tha: "Ne e njohim po aq sa e njihni edhe ju nëpërmjet ekranit". Në anën tjetër ka reaguar edhe nëna e banores duke dërguar një letër për të sqaruar të vërtetën. Ajo thotë se ka qenë një njohje që është mbyllur vite më parë dhe nuk kanë pasur plane për fejesë. E njëjta ka hedhur poshtë gjithashtu të gjitha aludimet në lidhje me këtë raport. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com