Shoferi ndëshkohet për drift të rrezikshëm në rrethrrotullim në Prishtinë

Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prishtinë kanë ndëshkuar një shofer për shkelje të rënda në komunikacion. Sipas Policisë, shoferi ka kryer veprime të rrezikshme me veturën e tij në një nga rrethrrotullimet e kryeqytetit, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik (drift). Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe të intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion, ndërsa ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të rregullave të trafikut.