Një frazë e Messit rrit miliarda dollarë vlerën: Verë + Sprite dhe aksionet e Coca-Cola 'fluturojnë'

Lionel Messi ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë një interviste të fundit, duke ndikuar menjëherë në tregjet financiare. Gjatë një bisede me Luzu TV, ylli argjentinas rrëfeu se herë pas here konsumon verë, por përzierja që e bën shkaktoi goditje në tregjet ndërkombëtare. "Më pëlqen vera, por nëse jo, kam zakonin tim: verë me Sprite. Godet më shpejt", deklaroi argjentinasi me një të qeshur. Messi bebe vinho com Sprite para bater mais rápido. pic.twitter.com/48pCQVBNOo — B24 (@B24PT) January 6, 2026 Kjo shprehje e thjeshtë ka pasur efekt të menjëhershëm, pasi aksionet e Coca-Cola Company regjistruan një rritje të ndjeshme dhe shtuan miliarda dollarë në vlerën e tyre, duke dëshmuar sërish fuqinë e ndikimit të Messit, që shtrihet shumë më tej se futbolli. Messi nuk është një konsumator i rregullt i alkoolit, por duket se i pëlqen ndonjëherë të shijojë një përzierje vere me Sprite. Ylli argjentinas ka gjithashtu markën e tij të verës, "Lionel Collection", që ofron një gamë të ndryshme shishe verërash në faqen e tij zyrtare. View this post on Instagram A post shared by beIN SPORTS USA (@beinsportsusa) Aktualisht, Messi po shijon pushimet pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Inter Miami, ku ndihmoi ekipin të fitojë titullin e MLS dhe shënoi 42 gola gjatë vitit të kaluar. /Telegrafi/