Duket se Alba Pollozhani nuk ka qenë në dijeni për lidhjen e Bia Khalifës me Lim Hotin. Ajo e kuptoi këtë pasi dëgjoi një bisedë mes tyre, ku thanë se kanë kryer marrëdhënie. E kjo e bëri banoren të shpërthej në lot pasi ka menduar se ishin vetëm miq. "Më ka treguar që më ka tradhtuar me femër tjetër, por jo me Bian. Nuk e kam kuptuar që me Bian, se ta kisha kuptuar nuk isha bërë shoqe me atë. Nuk e kisha ftuar te krevati se nuk jam budalla", u shpreh ajo përpara Londrimit e Klodit duke qarë me dënesë. "E kupton në çfarë situate. Erdhi ai lart dhe po i bënte si kotele, për strategji. I qante i bënte si e prekur", tha tutje Pollozhani. Limi në anën tjetër tha se ka shkëputur edhe marrëdhënien me Albën në kohën kur ishte në Ferma VIP 2. Hyrja e tij në BBVK ka trazuar gjithë shtëpinë e po ashtu ka ndikuar me të madhe edhe te Alba. /Telegrafi/