Përfundoi procesi i votimit, dalja totale e qytetarëve në katër komunat është 28.07%

Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve të ripërsëritura në katër komunat në Maqedoninë e Veriut, ku nuk u arrit cenzusi më 19 tetor. Sot qytetarët votuan në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë. Nga votimet sot, u vërejtë një dalje më e ulët e votuesve në orët e mëngjesit dhe një rritje e lehtë në orët e pasdites. Dalja totale në katër komunat është 28.07%, teksa me ndarje janë si vijon: 28,22% në Gostivar 31,76% në Vrapçisht 28,04% në Mavrovë dhe Rostushë 13,18% në Qendër Zhupë Teksa daljet në zgjedhjet e 19 tetorit ishin: 32.38% në Gostivar 24.41% në Vrapçisht 25.58% në Mavrovë dhe Rostushë 21.30% në Qendër Zhupë. /Telegrafi/