Me 52% të votave të numëruara, Shabani merr mbi 60% të votuesve në Vrapçisht

Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Vrapçishtit ku kanë garuar dy kandidatë, Isen Shabani nga AKI dhe Zulhajrat Demiri nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni. Komisioni Shtetëror Zgjedëor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë. Sipas KSHZ-së, me 51,81% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara. 3. Isen Shabani - AKI - 2697 vota apo 64,72% të votuesve 5. Zulhajrat Demiri - VLEN - 1350 vota apo 32,40% të votuesve Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 31,76% . Sipas ligjit për zgjedëjet lokale, nuk ka rivotim në Vrapçisht pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/