Pëlqehet tejmase nga Rosenior, Chelsea synon afrimin e yllit të Real Madridit

Sipas raportimeve të “Fichajes”, trajneri i ri i Chelseas Rosenior ka kërkuar huazimin për gjashtë muaj të yllit së Real Madridit, Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i krahut të djathtë iu bashkua Real Madridit vetëm këtë sezon, pasi u largua nga Liverpool si lojtar i lirë, por fillimi i aventurës së tij në Spanjë është penguar nga lëndimet dhe konkurrenca e fortë për një vend titullari. Megjithatë, ka disa pengesa serioze për një lëvizje të tillë. Dani Carvajal mbetet zgjedhja e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Federico Valverde ka impresionuar vazhdimisht sa herë që është aktivizuar në atë rol. Për më tepër, Chelsea duket se është e mbipopulluar në atë pozicion, me Reece James, Malo Gusto dhe Josh Acheampong që garojnë për minuta, çka e bën edhe më pak të mundshme një skenar të tillë. Kështu, edhe pse thashethemi shton dozën e intriguese në tregun e transferimeve, ai duket më tepër spekulativ sesa konkret. Megjithatë, në futbollin modern, surprizat nuk përjashtohen kurrë plotësisht. Në kohët e fundit, edhe Manchester United është përmendur si një klub i interesuar për ish-yllin e Liverpoolit, por këto zëra nuk kanë arritur të marrin hov serioz. Sidoqoftë, gjithçka tregon se Trent Alexander-Arnold është i gatshëm të luftojë për vendin e tij te Real Madridi. Edhe pse ekziston pasiguri për shkak të mungesës së minutave në fushë, është e pamundur që ai të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit./ Telegrafi