Numërohen 79% e votave, Limani në epërsi me 5000 vota ndaj Bejtës

Sot, e diel (11 janar, 2026) janë mbajtur zgjedhjet të pjesshme lokale në Komunën e Gostivarit ku kanë garuar dy kandidatë, Valbon Limani nga AKI dhe Nevzat Bejta nga Koalicioni VLEN, njofton Telegrafi Maqedoni. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para nga dita e votimit sot në këtë komunë. Sipas KSHZ-së, me 79,18% të votave të numëruara këto janë rezultatet e publikuara. 1. Nevzat Bejta - VLEN - 6124 vota apo 30,99% të votuesve 3. Valbon Limani - AKI - 11818 vota apo 59,80% të votuesve Sipas KSHZ-së, në këtë komunë, deri ora 18:30 dalja e votuesve ka qenë 28,22% . Sipas ligjit për zgjedhjet lokale, nuk ka rivotim në Gostivar pasi nuk kërkohet census, si në zgjedhjet e kaluara. /Telegrafi/