Valbon Limani shpall fitoren në Komunën e Gostivarit

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani ka shpallur fitoren, informon Telegrafi Maqedoni. Ai ka falenderuar të gjithë qytetarët për besimin, teksa shtoi se gostivarasit e dinë se kush duhet të udhëheqë me komunën. "Shpallim fitoren e AKI-së, 64% të votave i fituam ne. Dallimi me kundërkandidatin është 2 me 1. Gostivarasit votuan me zemër, ndaj ne do ta bëjmë më të mirën për Gostivarin", tha Limani. /Telegrafi/