Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta nga koalicioni VLEN, pas përfundimit të procesit ka falënderuar qytetarët që kanë votuar për të. Ai tha se rezultati i arritur është si pasojë e keqpërdorimeve që janë bërë në komunë nga ana e Arben Taravarit dhe Valbon Limanit. “Ata e keqpërdorën financat e komunës të cilat i kanë plaçkitur dhe për një javë resht ata kanë larë shumë para të qytetarëve të Gostivarit dhe besoj se institucionet e shtetit do të hyjnë në komunë dhe do ta vërtetojnë krimin që e ka bërë Taravari dhe e ka vazhduar Limani. Na do të vazhdojmë me aktivitetet tona dhe besoj se cdo gjë do të dalë në sipërfaqe”, tha Bejta.