Liverpooli gati të ofrojë 180 milion euro për yllin e Real Madridit në një transferim rekord

Kampionët e Ligës Premier, Liverpool, po konsiderojnë të bëjnë një ofertë rekord për mesfushorin e Real Madridit, Jude Bellingham, një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë. Pas një vere ku shpenzuan masivisht, ku Reds shpenzuan rreth 446 milion euro për lojtarë të tillë si Alexander Isak (125 milion euro), Florian Wirtz (116 milion euro) dhe Hugo Ekitike (69 milion euro), skuadra e drejtuar nga Arne Slot po kërkon të forcojë mesfushën dhe të rikthejë dominimin në Ligën Premier. Sipas mediave spanjolle, Liverpool mund të ofrojë deri në 180 milion euro për 22-vjeçarin, Jude Bellingham, një shifër që do të thyente rekordin e klubit për një transferim, duke e kaluar ofertën prej 125 milion eurosh për Isak gjatë verës. Megjithatë, Real Madrid e konsideron Bellingham “të paprekshëm” dhe nuk dëshiron ta shesë, ndërsa Xabi Alonso e sheh mesfushorin si pjesë kyçe të projektit të tij. Bellingham ka kontratë me Real Madrid deri në korrik 2029 dhe ka qenë pjesë thelbësore e skuadrës spanjolle që ka fituar La Liga dhe Champions League që nga ardhja e tij nga Borussia Dortmund në 2023. Ai ka regjistruar 43 gola dhe 32 asistime në 122 paraqitje për Los Blancos dhe ka një rol të rëndësishëm edhe në dhomën e zhveshjes. /Telegrafi/