Messi nuk përdor Inteligjencën Artificiale. Ylli i futbollit, argjentinasi Lionel Messi, ka pranuar se nuk e përdor kurrë ChatGPT ose ndonjë mjet tjetër me Al. Jo se nuk i pëlqejnë, por sepse nuk është mësuar me to dhe përdorimin e tyre. Në një intervistë të kohëve të fundit, ai tha se Al nuk është pjesë e rutinës së tij të përditshme. Por, për dallim prej tij, Messi zbuloi se gruaja e tij Antonela përdor ChatGPT gjatë gjithë kohës, duke e pyetur për receta, ushqim dhe shumë pyetje të tjera gjatë ditës. View this post on Instagram A post shared by Artificial Intelligence (AI) • ChatGPT (@chatgptricks) Kontrasti brenda shtëpisë së tyre pasqyron një realitet më të gjerë rreth përdorimit të Al. Për disa njerëz, Al është bërë tashmë një asistent i përditshëm që ndihmon me vendime të vogla dhe kuriozitet të përditshëm, ndërsa për të tjerët ende është e panevojshme. /Telegrafi/