Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për podkastin "Nerv", ka deklaruar se nuk bën ekuivalencë mes krimeve serbe në Kosovë dhe asaj çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual . "Si presidente e Republikës, e them me krenari që unë asnjë moment nuk e pranoj nga askush në këtë botë që të krijojë ekuivalencë morale dhe barazi mes asaj se çfarë ka bërë Serbia dhe regjimi i Millosheviçit kundër njerëzve të pafajshëm në Kosovë, dhe çfarë mund të ketë ndodhur në një rast individual”. Presidentja Osmani më tej riafirmoi qëndrimin e saj të njohur për luftën çlirimtare. “Besoj fuqishëm në luftën e drejtë që e ka bërë UÇK-ja dhe këtë do ta mbroj deri në fund". Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se një nga arritjet më të mëdha gjatë mandatit të saj ka qenë rikonfirmimi i njohjeve të Kosovës nga shtetet për të cilat Serbia pretendonte se e kishin çnjohur vendin. Ajo tha se ky proces ka kërkuar angazhim të madh institucional dhe diplomatik nga Presidenca. - YouTube youtu.be