Pavarësisht ndërprerjes së internetit në të gjithë vendin, pamjet që duket se tregojnë kushtet në terren në Iran ende po shpërndahen në rrjete sociale. Një video, e cila pretendon se tregon përleshjet në qytetin lindor të Mashhadit, tregon një ndërtesë të mbuluar nga flakët përpara se protestuesit të shihen duke u fshehur pas rrënojave dhe barrikadave në një rrugë. Siluetat, që thuhet se janë forcat iraniane të sigurisë, duket se qëllojnë nga një urë për këmbësorë. Një video e mëparshme tregon gjithashtu një protestues duke realizuar grafiti në një tabelë reklamash sipër një turme të madhe në kryeqytetin Teheran. THREAD: Verified videos of Iran protests - 10 January Heavy clashes on Vakil Abad Boulevard in Mashhad. Protesters hide behind barricades as security forces fire shots from a footbridge. Video: @Vahid Location: https://t.co/48rK47fgrp With Richard Irvine Brown @GeoConfirmed https://t.co/LGCLaI1XaI pic.twitter.com/pGQBnH9LKu — Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) January 11, 2026 Ndryshe, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, për herë të parë iu drejtua protestuesve dhe dha intervistë mbi situatën ekonomike me mediat kombëtare të lidhura me regjimin. Gjatë intervistës, ai tha se "terroristët" e lidhur me fuqitë e huaja po vrisnin njerëz, po digjnin xhami dhe po sulmonin pronën publike. “Armiqtë e Iranit po kërkonin të mbjellnin kaos dhe çrregullim duke urdhëruar trazira”, tha ai. /Telegrafi/