Alba Pollozhani për Bia Khalifën: Më gjuajti dhe më shtyu, zarf i zi

Alba Pollozhani dhe Bia Khalifa kanë pasur një përplasje së fundmi me njëra-tjetrën për shkak të krevatit. E gjithë kjo nisi për Lim Hotin pasi Alba nuk ka qenë në dijeni për raportin e tyre. Ajo i kërkoi që të largohej nga shtrati, gjë që nuk u pranua nga Bia dhe më pas u shkaktua rrëmuja. Foto: TikTok "Edhe më gjuajti edhe më shtyu, ishalla nuk e sheh këtë Vëllai i Madh që më gjuajti dhe më shtyu ndërkohë që nuk i bëra asnjë gjë, ia bëra gati valixhen ta sjell poshtë", tha Alba për Bian. Ndërkohë ajo ia ktheu: "Mos më prek gjërat e mia". "Mos m'u afro te fytyra se zarf i zi, gabimi i tretë që bëre", i tha në anën tjetër Alba. Bia nuk shpëtoi pa një reagim tjetër, gjersa shtoi: "Ti vetëm je xheloze". E njëjta mendoi se Bia ka pasur lidhje familjare me të, e jo personale. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)