Në një intervistë të re, Jennifer Lawrence theksoi se u përgatit me rigorozitet për rolin e saj në filmin "Red Sparrow". Ajo pohon se këto përgatitje ishin më të vështirat për të. "Teknikisht, mendoj se 'Red Sparrow' ishte më i vështiri sepse më duhej të zotëroja theksin rus", tha ajo. Në këtë film, Lawrence luajti rolin e një ish-balerine ruse që u shndërrua në spiune. Gjithashtu, përveç zotërimit të një theksi rus, ajo thekson se kaloi kohë duke stërvitur trupin e saj që idealisht të dukej si një balerinë. Koreografi Kurt Froman shpjegoi gjithashtu se ai punoi me Jennifer gjashtë ditë në javë, tre orë çdo ditë. Përveç kësaj, Lawrence theksoi se ajo gjithashtu mbajti dietë ndërsa përgatitej për këtë rol. "‘Red Sparrow’ ishte roli i parë për të cilin isha vërtet e uritur dhe e disiplinuar. Nuk mund të jem në rolin e një ish-balerine dhe të mos ndihem si një ish-balerinë", tha ajo.