Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime të drejtuesve në strukturat vendore të policisë. Sipas burime për Euronews, Vilson Bala është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Islor Islami është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Afrim Tafa është caktuar përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.