McTominay: Napoli s’dorëzohet kurrë, t’iu kujtojmë nuk e kishim Rrahmanin e Lukakun në fillim të sezonit

Mesfushori Scott McTominay thotë se Napoli nuk dorëzohet pavarësisht mungesave të shumta. Skocezi shkëlqeu në barazimin e Napolit ndaj Interit, ku shënoi dy herë për t’ia fituar një pikë “Neurazzurëve”. Pas ndeshjes për “DAZN”, McTominay iu kujtoi analistëve se sa shumë mungesa kanë pasur, duke përmendur edhe kapitenin e Kosovës Amir Rrahmani që në fillimin e edicionit ishte i lënduar. “Në fillimin e sezonit nuk e kishim as Anguissan, as Lukakun dhe as Rrahmanin. Tani s’e kemi De Bruynen dhe Neresin që janë të lënduar”. “Nëse do të ishte Interi pa Martinez, Thuram, Barella, Calhangolu... do të ishte më vështirë”. “Ne nuk dorëzohemi kurrë, gjithmonë japim më të mirën”, deklaroi ai. Napoli ndërkohë renditet në pozitën e tretë pas 19 xhirove, ku ka mbledhur 39 pikë, katër më pak se lideri Inter./ Telegrafi /