Janë evakuuar gjashtë familje mbrëmjen e kaluar në zonën e Katundit të Ri në Durrës. Sipas burimeve nga emergjencat civile këto familje kanë qenë të përmbytura, por nuk kishin pranuar më parë të linin banesat. Me rritjen e prurjeve në lumin Erzen ato janë evakuuar si masë sigurie. Situata raportohet në përmirësim në lagjet periferike të Durrësit, ndërsa prani uji vazhdon të ketë në zona të Katundit të Ri e Sukthit, si dhe në rrugën Kthesa e Perlatit Sukth- Hammallaj. /Tch/