Një grua (shtetase e huaj) ka njoftuar se nga vetura e saj të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokale, persona të panjohur i kanë vjedhur çantën në të cilën kishte 1 mijë euro si dhe dokumente personale. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 02:00, në Ferizaj. Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar. “Viktima femër shtetase e huaj ka njoftuar se nga vetura e saj të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokali, të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur çantën në të cilën kishte 1,000 euro para të gatshme, dokumente personale të saj dhe të një famlijareje.Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/