Rruga Siboc–Palaj–Obiliq e hapur për qarkullim

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se rruga Siboc–Palaj–Obiliq aktualisht është e kalueshme për qarkullimin e automjeteve. Sipas njoftimit zyrtar të komunës, ekipet përkatëse ndodhen në terren dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme, për të garantuar sigurinë e qarkullimit. “Rruga Siboc–Palaj–Obiliq është e kalueshme për automjete, ndërsa ekipet janë në terren dhe situata po përcillet vazhdimisht”, thuhet në njoftimin e Komunës së Obiliqit. Nga komuna u bëhet thirrje qytetarëve që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, ndërsa për çdo ndryshim eventual, autoritetet komunale kanë paralajmëruar se do të njoftojnë me kohë. / Telegrafi /