Ish futbollisti kritikon Chelsean që nuk e transferoi yllin e Liverpoolit

Joe Cole ka vlerësuar se Chelsea humbi një mundësi të madhe duke mos tentuar ta transferonte Virgil van Dijk sezonin e kaluar, para se mbrojtësi holandez të rinovonte kontratën me Liverpoolin. Van Dijk ka qenë pothuajse i pazëvendësueshëm në qendër të mbrojtjes së “Reds” që nga transferimi i tij nga Southampton në janar të vitit 2018. Holandezi, i cili tani mban edhe shiritin e kapitenit, ka qenë një figurë kyçe në sukseset e Liverpoolit, duke ndihmuar klubin të fitojë dy tituj në Liga Premier si dhe Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit të tij në “Anfield”. Edhe pse 34-vjeçari nuk dukej se e kishte seriozisht në mendje largimin nga Liverpooli, Joe Cole beson se Chelsea duhej ta kishte testuar situatën me një ofertë, për ta bindur mbrojtësin me përvojë që të transferohej në “Stamford Bridge”. “Isha unë, do të kisha shkuar shumë fort pas Virgil van Dijk kur ai ishte drejt fundit të kontratës me Liverpoolin verën e kaluar”, ka deklaruar Cole për Paddy Power. “Të duhet patjetër të kesh fitues me përvojë në skuadër”. Cole foli edhe më gjerë për strategjinë e transferimeve të Chelseat, duke përmendur skuadra të tjera të mëdha evropiane. “Do të shikoja skuadrën e PSG-së, që mendoj se është e fryrë. Lojtarë që e kuptojnë çfarë do të thotë të fitosh dhe çfarë kërkohet për të fituar”. “Nuk besoj se Arsenali do të arrijë t’i mbajë të gjithë lojtarët, disa prej tyre do të jenë të disponueshëm në fund të sezonit”. “Fatkeqësisht, lojtarët absolutisht më të mirë nuk do të vijnë te Chelsea, sepse nëse ata janë të lirë, atëherë Manchester City, Arsenali apo Liverpooli do të trokasin dhe ata do të shkojnë atje të parët”, përfundoi ai./ Telegrafi