Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, ai e asiston gjatë pastrimit

Limi dhe Dolce e nisën ditën e sotme me një moment të përbashkët në banjë, teksa u panë duke bërë dush së bashku. Dyshja u shfaqën të afruar, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe duke biseduar lehtë mes tyre, ndërsa në sfond dëgjohej muzika që e bënte atmosferën edhe më të relaksuar. Gjatë “aventurës së tyre”, në një moment Limi u pa duke e asistuar Dolcen, duke i fërkuar krahët dhe shpinën me një sfungjer, në një veprim që u duk spontan dhe i natyrshëm. Kujdesi i tij vijoi edhe më poshtë, deri në zonën e ijëve, duke krijuar një situatë që nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat. Pak momente më vonë, në banjë erdhi edhe Alba, ky moment ngjalli vëmendje të shtuar, duke marrë parasysh historinë e kaluar mes Albës dhe Limit. Kujtojmë se Alba dhe Limi kanë qenë më herët në një lidhje, ndërsa banorja e ka bërë të qartë edhe gjatë këtij edicioni se ende ka ndjenja për të.