Plagosja në Pejë, kryeprokurorja thotë se ende nuk dihet motivi i rastit - tre të dyshuarit në arrati

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj ka folur për rastin e plagosjes së një personi mëngjesin e së dielës në një lokal në Pejë. Sipas saj, të dyshuarit janë identifikuar, mirëpo ende policia nuk ka arritur që të bëj arrestimin e tyre. Vuçetaj tha se për ende nuk dihet motivi i këtij rasti. Rasti në Pejë, pasi u plagos e goditën dhe me mjet të fortë - policia jep detaje “Janë siguruar pothuajse të gjitha provat dhe janë duke punuar në këtë drejtim. Në saje të mirë koordinimit me Policinë e Kosovës janë identifikuar tre persona, ku është arritur të dihet identiteti i tyre si dhe vendbanimi. Për shkak të rastit të ndjeshëm dhe për pasi viktima është duke u trajtuar në QKUK ende nuk kemi arritur që të dihet motivi i shkaktimit të këtij rasti, mirëpo jemi në punë të mbarë dhe shumë shpejt do të dalim me informacionin mbi arrestimin e të njëjtëve”, ka thënë kryeprokurorja e Pejës. Ndryshe, sot Policia e Kosovës ka thënë se një person brenda një lokali është plagosur me armë zjarri e më pas është goditur me mjet të fortë.