Aktori i njohur turk, Can Yaman, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas arrestimit të tij të bujshëm. Siç u raportua, aktori i famshëm u ndalua nga autoritetet në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike. Sidoqoftë, ai ka hedhur poshtë dyshimet të cilat rënduan mbi të, duke mohuar se ka poseduar substanca. View this post on Instagram A post shared by Can Yaman (@canyaman) Yaman potencoi gjithashtu se nëse kjo do të kishte qenë e vërtetë ai nuk do ishte liruar kaq shpejt nga autoritetet. Shkrimi i tij i dedikohet në veçanti edhe medieve italiane, që me sa duket kanë raportuar gjithashtu për rastin e tij. “I dashur shtypi italian. Gjithmonë shtypi turk ka qenë i ashpër me mua, por ky nuk është një lajm i ri. Ju, megjithatë, jo! Ju lutem, mos e bëni edhe ju gabimin e të kopjuarit së lajmeve që vijnë nga Bosfori”, ka shkruar aktori i njohur. “A ju duket e besueshme që unë të shkoj nëpër lokale me substanca në një periudhë ku policia po zhvillon kontrolle të gjera dhe po arreston shumë persona të famshëm? Nëse do të kishte qenë e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt dhe nuk do të isha në gjendje të kthehesha në Itali tashmë ditën tjetër. Ju dua shumë IT”, përfundon Yaman.