Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tre të dyshuarve për plagosjen e një personi në Pejë. Sipas një njoftimi për media Policia ka bërë të ditur edhe emrat dhe fotografitë e tyre: “Arian (Misin) Qelak i lindur me 20.06.1981 nё fsh. Maznik-Deçan. YLL (Arian) Qelaj i lindur me 29.07.2003 nё fsh. Maznik-Deçan. Altin ( Rifat) Qelaj i lindur me 01.10.2005 nё fsh. Maznik-Deçan”. Tutje në njoftim thuhet se tё pandehurit kërkohen për veprën penale: Vrasje e mbetur në tentativë Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/