Arda Guler donte ta shfrynte zemërimin e tij me një shishe ujë pas humbjes, por e pësoi keq në fund

Barcelona fitoi mbrëmë Superkupën e Spanjës pasi mposhti Real Madridin me rezultatin 3-2 në finalen e zhvilluar në Jeddah. Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, një moment i Arda Guler u kthye në një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale. Mesfushori i ri i Real Madridit u gjet në qendër të vëmendjes, jo për shkak të paraqitjes së tij në fushë, por për reagimin pas humbjes. ESTOY LLORANDO CON ARDA GULER pic.twitter.com/RP1pd6DUlf — Jeff (@JeffFcb14) January 11, 2026 Vetëm pak sekonda pas vërshëllimës së fundit, Guler, dukshëm i zhgënjyer, filloi të godiste me shqelm një shishe me ujë pranë stolit, por në atë moment rrëshqiti dhe ra me shpinë. Pas incidentit, ai u ngrit menjëherë dhe u drejtua drejt dhomës së zhveshjes, duke shpresuar që askush të mos e kishte parë momentin e tij të ngathët. Megjithatë, e gjithë skena u filmua nga një tifoz nga tribunat dhe videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale. /Telegrafi/