Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Mitrovica" njofton qytetarët se, pas kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm, të gjithë parametrat janë brenda kritereve të përcaktuara me ligj. “Rezultatet tregojnë se uji i furnizuar nga Ujësjellësi Rajonal Mitrovicë është i sigurt dhe mund të përdoret pa asnjë kufizim, si për pije ashtu edhe për përdorim shtëpiak”, bëri të ditur KRU Mitrovica. Sipas njoftimit, kompania mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar shëndetin publik dhe sigurinë e konsumatorëve. / Telegrafi /