Ashton Kutcher dhe Mila Kunis në tapetin e kuq për herë të parë që nga viti 2023, duke pozuar për fotografët

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis u shfaqën së bashku në ndarjen e çmimeve Golden Globe 2026 në Los Angeles, ku tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq. Çifti pozoi për fotografët në një humor të relaksuar. Mila Kunis veshi një fustan të zi e të bardhë pa rripa nga Carolina Herrera për këtë rast. Ajo e kompletoi stilin e saj me bizhuteri Boucheron dhe taka Aquazzura. Ashton Kutcher u shfaq me një kostum të zi. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë së bashku në tapetin e kuq që nga viti 2023, kur morën pjesë në edicionin e nëntë vjetor të ndarjes së çmimeve Breakthrough. Në korrik, Kutcher dhe Kunis festuan 10-vjetorin e martesës me një udhëtim në Venecia. Ata u fotografuan duke hipur në një jaht, të dy të veshur me veshje të përditshme, verore blu dhe të bardha. Kujtojmë se Kutcher dhe Kunis janë në lidhje që nga viti 2012, pasi u takuan në vitin 1998 në sheshxhirimin e "That '70s Show". Ata u martuan më 4 korrik 2015, në një ceremoni të mbajtur në Secret Garden në Parrish Ranch në Oak Glen, Kaliforni. Kutcher dhe Kunis kanë dy fëmijë, vajzën Wyatt (11) dhe djalin Dimitri (9), dhe kanë theksuar vazhdimisht se duan të mbrojnë privatësinë e tyre.