Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini” – Sektori i Kanalizimit kanë ndërhyrë për ndërrimin e një gypi të sistemit të kanalizimit, me gjatësi prej 12 metrash, në shëtitoren e qytetit buzë Lumbardhit. Sipas njoftimit nga kompania, ndërhyrja ishte e nevojshme pas një avarie të shkaktuar nga shembja e gypit që kishte ndodhur disa ditë më parë. “Ekipet tona intervenuan menjëherë për të zëvendësuar gypin dhe për të rikthyer funksionalitetin normal të kanalizimit në këtë zonë, duke siguruar shërbim të pandërprerë për qytetarët", bëri të ditur KRU “Hidrodrini”. Kompania thekson se vazhdon monitorimin e rrjetit të kanalizimit dhe është në gatishmëri për çdo intervenim emergjent. / Telegrafi /