Ndërron jetë Sefedin Avdijaj, babai i noterit Arsim Avdijaj, nga Peja

Me pikëllim të thellë është bërë e ditur ndarja nga jeta e Sefedin (Hamëz) Avdijaj, i cili pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë më 12 janar 2026, në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 13.01.2026, në varrezat e qytetit në Pejë, në orën 14:00. Funerali niset nga banesa e të ndjerit, e cila gjendet tek ish-Fabrika e Bukës, përballë Përmendores Qerim Muriqi, në Pejë. E pamja mbahet për 3 ditë, në banesën e të ndjerit, në Objektin Banesor tek Fabrika e Bukës në Pejë, përballë Përmendores Qerim Muriqi.