Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për yllin e Barcelonës, Raphinha, dhe kjo konfirmon shijet e mira të të parit të mbretërve për futbollistët. Në disa raste, Florentino Pérez u ka pranuar njerëzve të rrethit të ngushtë se braziliani 29-vjeçar është lojtari i tij i preferuar i FC Barcelonës, madje më shumë se Lamine Yamal apo Pedri. Sulmuesi i Barçës e justifikoi edhe një herë këtë vlerësim në finalen e Superkupës së Spanjës të zhvilluar në Xhedah, ku realizoi dy gola vendimtarë dhe i siguroi Barcelonës një tjetër trofe, duke ia rrëmbyer titullin rivalit të përjetshëm, Real Madridit. HIGHLIGHTS BARÇA 3️⃣-2️⃣ REAL MADRID SPANISH SUPER CUP FINAL pic.twitter.com/lJH06akTfl — FC Barcelona (@FCBarcelona) January 11, 2026 Raphinha, i cili u vlerësua edhe nga Diego Simeone gjatë këtij turneu, ka një bilanc mbresëlënës kundër Real Madridit, sidomos që nga ardhja e Hansi Flick në stolin e Barcelonës. Ai ka luajtur në pesë “El Clásico” gjatë kësaj periudhe dhe i ka fituar të gjitha, duke qenë vendimtar në secilën prej tyre. Mungoi vetëm në ndeshjen e kampionatit në “Santiago Bernabéu” në tetorin e kaluar – pikërisht e vetmja që Barça e humbi. Me Flick në krye, Raphinha është shndërruar në një figurë kyçe të ekipit: shtatë gola në pesë ndeshje kundër Real Madridit, duke mbetur pa shënuar vetëm në finalen e Kupës së Mbretit. Most Valuable Player. pic.twitter.com/mIcUXgHLwR — FC Barcelona (@FCBarcelona) January 11, 2026 Flick nuk i kurse lavdatat për brazilianin Trajneri gjerman nuk i kurseu lëvdatat për MVP-në e finales, një nga kapitenët dhe futbollistin më në formë të këtij sezoni. Pasi kishte mbrojtur kandidaturën e tij për çmimet “Ballon d’Or” dhe “The Best”, Flick e quajti Raphinhan një dorë të tij në fushë. “Ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Është shumë dinamik dhe kjo ndikon drejtpërdrejt te ekipi. E humbi rastin e parë, por shënoi të dytin dhe kjo i dha vetëbesim. Ai sjell intensitet dhe e transmeton atë te të gjithë”, u shpreh Flick. Barcelona publikoi gjithashtu një imazh simbolik pas fishkëllimës së fundit: Raphinha i vetëm në fushë, përpara stolit, me grushtet e shtrënguar duke festuar një tjetër trofe. Momente më pas, Flick iu afrua për ta përqafuar dhe puthur. The trophy is at home. pic.twitter.com/t9AmZbTKyg — FC Barcelona (@FCBarcelona) January 12, 2026 Braziliani e festoi titullin me “syzet e fatit”, të njëjtat që kishte përdorur në çdo trofe sezonin e kaluar. “Më pëlqejnë, ka pak supersticion”, tha ai me buzëqeshje. Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku shënoi 34 gola dhe dhuroi 24 asistime në 57 ndeshje, Raphinha ka nisur fuqishëm edhe këtë edicion: 11 gola dhe 4 asistime në 17 paraqitje, tetë gola dhe dy asistime që nga rikthimi nga lëndimi në fund të nëntorit. Edhe mesatarja e golave është përmirësuar ndjeshëm – nga një gol çdo 137 minuta sezonin e kaluar, në një gol çdo 100 minuta këtë sezon ./Telegrafi/