Avokati Adrianit Ibrahimi ka folur lidhur me shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nga ana e Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ai ka deklaruar se shfuqizimi i këtij ligji ka qenë i pritshëm për të. “Për mua ka qenë e pritshme, besoj se edhe për komunitetin e juristëve ka qenë e pritshme. Fakti që Gjykata nuk është lëshuar në shqyrtimin e meritave të ligjit apo të dispozitave përmbajtësore, besoj që do të shkaktojë pasoja në të ardhmen”, ka thënë Ibrahimi në RTV Dukagjini. Ai ka shtuar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka lënë procesin përgjysmë, pavarësisht se vendimi për shfuqizimin e projektligjit është marrë me të drejtë për shkak të shkeljeve procedurale. “Pra, konsideroj që Gjykata Kushtetuese e ka lënë punën në gjysmë, pavarësisht se me të drejtë e ka shfuqizuar projektligjin për shkak të gabimeve procedurale”, ka deklaruar ai. - YouTube youtu.be