Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Vëllai i Madh ka sjell zarf të zi për Keijsin pasi banori në fjalë ka thyer rregullat. Sipas Vëllait të Madh, në mënyrë të përsëritur Keijsi nuk i është bindur urdhrave të Vëllait të Madh duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese. Foto: Instagram Si pasojë e mosreagimit të banorëve të tjerë, ndëshkimi ka qenë kolektiv, duke iu marrë të gjitha cigaret dhe duke iu mbyllur dhomën e gjumit deri në një afat të pacaktuar. Ndërkaq, në shtëpinë e famshme kanë nisur debatet e përplasjet mes konkurrentëve. Këto ditë ka pasur ngjarje të shumta e dinamika që kanë trazuar Big Brother Albania. Sidoqoftë, mbetet për t'u parë në ditët në vijim për lojën e tyre. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)