Real Madrid ka njoftuar se, me marrëveshje të ndërsjellë midis klubit dhe Xabi Alonsos, trajneri i ekipit të parë do të largohet nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës me rezultat 3-2, në një ndeshje spektakolare, ku mbretërit u mposhtën. Klubi thekson se Alonson do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e tifozëve të Madridit, duke e konsideruar atë një legjendë të klubit, që gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e Real Madridit. “Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij,” thuhet në komunikatë. Klubi gjithashtu falënderon Alonson dhe ekipin e tij teknik për puna dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij periudhe dhe u uron atyre fat të mbarë në fazën e re të karrierës. Comunicado Oficial: Xabi Alonso. — Real Madrid C.F. (@realmadrid) January 12, 2026 Alonso kishte marrë drejtimin e ekipit të parë pas periudhës së suksesshme te Bayer Leverkusen, ku kishte shënuar rezultate të shkëlqyera dhe kishte fituar vlerësime të mëdha si trajner i ri. /Telegrafi/