LIVE – PD nis foltoren e radhës para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe Ballukut

PD nis foltoren e radhës para Kryeministrisë. Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për aferën 210 mln euro me tenderat, ndërsa kërkohet edhe heqja e imunitetit e arrestimi i saj.