Një përplasje e madhe ka ndodhur së fundmi mes Alba Pollozhanit dhe Ludo Lee-së. Ky i fundit i tha Albës se ka pasur pëlqim për të në fillim dhe se ka qenë e dashuruar. "Dy javët e para po. Ke qenë e dashuruar me mua", u shpreh ai. Foto: Instagram Kjo mjaftoi që banorja të shpërthente kundrejt tij, duke hedhur akuza për të. "Si paskam pasur pëlqim romantik për ty, si ma keqpërdor situatën këtu. Ç'njerëzor, kurrë mos më fol më", iu drejtua ajo. Stilisti në anën tjetër ia ktheu: "Iluzioni që ka pasur ndaj meje ka qenë më i butë sikur e ka ndaj Limit". Kjo gjë e bëri nervoz Albën marrë parasysh pëlqimin e saj ndaj Lim Hotit, i cili po ashtu ndodhet në shtëpi. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)