Gjuriq: SHBA kanë bërë një hap pozitiv sa i përket interesave serbe në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, deklaroi se Serbia dhe SHBA kanë qëndrime të ndryshme lidhur me Kosovën, por se Uashingtoni ka bërë një hap të caktuar pozitiv kur bëhet fjalë për interesat kombëtare serbe në rajon dhe për qasjen ndaj Prishtinës, duke shtuar se Beogradi synon përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Uashingtonin, raporton RTV.