Një vatër zjarri ka përfshirë një banesë,në katin e parë të një pallati në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër. Ndërsa kanë mbërritur në vendngjarje zjarrfikësit kanë nxjerrë nga banesa një të moshuar e cila jetonte vetëm dhe është asfiksuar nga tymi. Ajo është transportuar në drejtim të spitalit të Gjirokastrës për ndihmë mjekësore.