Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madridit, njoftoi klubi mbretëror të hënën dhe tashmë kanë filluar të dalin hipotezat pse erdhi deri te ndarja. Alonso fillimisht bëri një nisje të suksesshme me 17 fitore në 20 ndeshjet e tij të para, por rezultatet e ekipit janë përkeqësuar kohët e fundit. Edhe pse raportet sugjerojnë se bëhet fjalë për një ndërprerje të ndërsjellë të kontratës, mediumit The Athletic shkruan se arsyeja e largimit janë mosmarrëveshjet me lojtarët kryesorë, Vinicius Junior, Federico Valverde dhe Jude Bellingham, të cilët kishin probleme me qasjen taktike dhe stilin e udhëheqjes së Alonsos. Sa do t’i paguajë Real Madridi dëmshpërblim Xabi Alonsos për ndërprerjen e kontratës Konflikti me Viniciusin Problemet thuhet se kanë filluar gjatë një ndeshjeje kundër Barcelonës në tetor të vitit 2025. Pavarësisht fitores, Alonso u përplas me Vinicius pasi ai u zëvendësua. Sulmuesi brazilian ishte i pakënaqur me zëvendësimin dhe refuzoi t'i shtrëngonte dorën trajnerit. Meqenëse klubi nuk ndërmori masa disiplinore kundër lojtarit, Alonso thuhet se ndjeu se po humbiste kontrollin dhe nuk u mbështet nga bordi. Vështirësi për Bellingham dhe Valverde Valverde dhe Bellingham dyshohet se kishin probleme me stilin e lidershipit dhe vendimet taktike të Alonsos. Bellingham, pas një sezoni të parë të shkëlqyer në 2023/24 dhe roleve të shquara sezonin e kaluar, pati vështirësi me formën këtë sezon. Nën drejtimin e Alonsos, ai nuk ishte më titullari i padiskutueshëm në mesfushë, statusi që kishte gëzuar nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Valverde, nga ana tjetër, shpesh gjendej duke luajtur në pozicione të ndryshme për shkak të shkathtësisë së tij, gjë që e largoi nga roli i tij i preferuar në mesfushë. /Telegrafi/