Ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit

Afrimiteti mes Dolces dhe Lim Hotit është vënë re tejet shumë në këto dy ditët e fundit. Dyshja janë parë duke kërcyer e qëndruar pranë njëri-tjetrit mjaft shumë, gjë që ka pasur edhe spekulime. E pas spektaklit të së hënës, ata kanë shkëmbyer puthjen në parë në buzë. Foto: YouTube Kjo ka bërë bujë shumë të madhe pasi Limi ka pak ditë që është futur në shtëpinë e Big Brother. Ai njihet si ish-partneri i Alba Pollozhanit, me të cilën siç tha ka mbyllur historinë prej muajsh. Foto: YouTube Edhe pse banorja nuk e ka pranuar një gjë të tillë, pasi u shpreh se komunikimi i tyre ka vazhduar edhe për shumë kohë. Megjithatë, mbetet për t'i parë risitë që do të jenë këtë kohë në Big Brother, në kuadër të kësaj historie. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com