Revizion i RMV-së identifikoi zona industriale jashtë funksionit dhe fonde milionëshe të përdorura në mënyrë joefikase

Auditimi i Entit Shtetëror të Revizionit për ZZhTI-në për vitin 2024 evidentoi parregullsi serioze financiare dhe ligjore, që çuan në opinion të pafavorshëm dhe me rezervë. U konstatuan investime të mëdha të regjistruara si asete në përgatitje pa amortizim, pavarësisht se janë në përdorim, si dhe mungesë planifikimi strategjik dhe analizash fizibiliteti për projekte kapitale. […]