Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka nisur sot ditën me ambasadorin William Walker. Hamza në një postim në Facebook shkruan se ambasadori Walker me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Lexoni të plotë postimin: Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur. Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!. /Telegrafi/