Grupi i të drejtave të njeriut paralajmëron se një protestues do të ekzekutohet nesër në Iran

Sipas grupit të të drejtave të njeriut Hengaw, një protestues 26-vjeçar do të ekzekutohet në Iran nesër. Grupi me seli në Norvegji thotë se Erfan Soltani, nga Fardis, u arrestua gjatë protestave në qytetin e tij, transmeton Telegrafi. Në një deklaratë të lëshuar dje, shtohet se ai "përballet me ekzekutimin e menjëhershëm të një dënimi me vdekje pas një procesi gjyqësor të shpejtë dhe të errët". Hengaw thotë se ndërsa familja e Soltanit është informuar për ekzekutimin e ardhshëm, ata janë "mbajtur qëllimisht të painformuar" për procesin gjyqësor. Pretendimet nga grupi i të drejtave të njeriut, pasqyrojnë një kthesë të shpejtë në dukje që regjimi po nxit në ndëshkimin ligjor për protestuesit. /Telegrafi/